Shkrumbohen nga flakët banesat e dy vëllezërve në Shkodër - Bota Sot
Shkrumbohen nga flakët banesat e dy vëllezërve në Shkodër

Shkodra

Shkrumbohen nga flakët banesat e dy vëllezërve në Shkodër

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:48
Shkodër

Mesditën e sotme dy banesa janë shkrumbuar nga zjarri në fshatin Juban, të Shkodrës.

Mësohet se banesat i përkasin dy vëllezërve dhe fatmirësisht në momentin e zjarrit, anëtarët e familjeve kanë arritur të dalin jashtë tyre.

Dëmet materiale janë të mëdha ndërsa për shkak të terrenit të vështirë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me vonesë.

Dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat