Aksident i rëndë në Shkodër, 6 të plagosur

Shkodra

Aksident i rëndë në Shkodër, 6 të plagosur

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Vija e Vrakës, mbrëmjen e së dielës.

Nga raportimet e para mësohet se janë tre makina të cilat janë përplasur me njëra tjetrën dhe si pasojë janë plagosur të paktën 6 persona ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për abcnews.al, ky segment është i pa ndriçuar dhe shpejtësia e madhe mendohet të jenë shkak i aksidentit.

Policia dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje ndërsa te plagosurit janë transportuar në spitalin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat