Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Shkodra

Aksident në autostradën Lezhë-Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, drejtuesi në gjendje të rëndë

Më: 6 shtator 2020 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në autostradën Lezhë-Shkodër, në Balldre.

Burime për Top Channel mësojnë se, një automjet me targa AA113TH me drejtues shtetasin Ilir Marlecaj ka përplasur një motoçikletë.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, shtetasi Preng Doçaj.

I dëmtuari është dërguar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat