Shpërthen bombola e gazit në banesën e dy të moshuarve në Shkodër

Shkodra

Shpërthen bombola e gazit në banesën e dy të moshuarve në Shkodër

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 18:01
Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Mësohet se shkaku i zjarrit ka qënë shpërthimi i një bombole gazi. Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne pranë Urës Dervishbeg. Zjarri ka rënë në një banesë në katin e pestë të një pallati, ndërsa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Mësohet se në banesë jetojnë dy të moshuar, por ata kanë mundur të shpëtojnë.

Nga flakët rrezikojnë edhe banesat e tjera të pallatit, për këtë arsye është bërë edhe evakuimi i banorëve. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat