PD akuza Ramës: Shkodrën e ktheheve 80 vjet pas, humbjen e ke të pashmangshme me 25 prill

Shkodra

PD akuza Ramës: Shkodrën e ktheheve 80 vjet pas, humbjen e ke të pashmangshme me 25 prill

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:29
Shkodrën

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar ndaj akuzave të një ditë më parë të kryeministrit Edi Rama në adresë të kryebashkiakes Voltana Ademise e ka bërë hyrjen e qytetit të Shkodrës njësoj si Zimbabve.

Teksa inspektoi punimet për Bypassin, kreu i qeverisë tha se kryebashkiakia Ademi duhet të pastrojë hyrjen e qytetit.

Por PD shkatërrimin e Shkodrës ja faturon qeverisë Rama, që sipas saj në 8 vite qeverisje e ka kthyer 80 vite pas në kohë.

“Pasi shkatërroi ekonominë me platformën më të keqe qeverisëse që ka parë ndonjëherë vendi ynë me taksat më të larta në rajon e me shërbimet më të dobëta,Edi Rama me nga 3 policë për metër katrorë gjeti forcën të vinte në Shkodrën,që për 8 vite e ktheu 80 vite mbrapa në kohë. Edhe kësaj here erdhi për të mbushur me gënjeshtra qytetarët dhe të gjithë ata që e dëgjojnë“.

PD kujton se bypass-i që ka filluar punimet që në vitin 2011,si një investim i qeverisë së asaj kohe për qytetin e Shkodrës, në 8 vite të qeverisë Rama nuk gjeti zhvillim,duke lënë me vite me rradhë vetëm grumbuj zhavori.

“Sot, vetëm pak muaj nga zgjedhjet Edi Rama premton përfundimin e Bypass-it si dhe mbylljen e letrave për shpronësimet. Nuk është vetëm rruga e Bypass-it që ka këtë problem,e njëjta problematikë është edhe për rrugën Shkodër-Velipojë,që po prap ka hasur probleme me shpronësimet,jo vetëm kaq por ka familje që janë prekur nga projekti dhe nuk janë të përfshira në listën e shpronësimeve. Është fatkeqësi që në 2020 ende diskutohen shpronësimet si një problematikë shtetërore dhe për shuma qesharake për qeverinë lihen pa përfunduar këto dy projekte. Edi Rama, mos u mundo të fajësosh askënd! Ti vetë punove për humbjen që do të marrësh në 25 Prill 2021!” përfundon deklarata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat