Shkodër, protestë për rrugën/ Kërkojnë përfundimin e investimit pasi aksidentet po marrin jetë njerëzish

Shkodra

Shkodër, protestë për rrugën/ Kërkojnë përfundimin e investimit pasi aksidentet po marrin jetë njerëzish

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:03
Shkodër, protestë për rrugën

Kanë zgjedhur të protestojnë në këtë mënyre duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Këta janë  banoret e Hotit të Ri në njësinë administrative Rrethina në Shkodër të cilët kërkojnë që investimi në rrugën kryesore,   i nisur 7 vite me parë të çohet deri ne fund. Sipas tyre mungesa e ndriçimit, e mbikalimeve si dhe shpejtësia e madhe e automjeteve, janë shkaktar të shume aksidenteve me vdekje te regjistruara në vitet e fundit.

Pikërisht këto mangësi në këtë rruge janë bërë shkak i mosmarrëveshjeve mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Bashkise së Shkodrës ku kjo e fundit nuk ka pranuar ta marrë ne dorëzim investimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat