Voltana Ademi: Humbje e madhe për sportin shqiptar

Shkodra

Voltana Ademi: Humbje e madhe për sportin shqiptar

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 12:35
Voltana Ademi dhe Vildan Tufi

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit të atletikën, Vildan Tufi.

Voltana Ademi për Report Tv, flet për herë të parë nga karantina: 8 ditët e para kisha probleme, tani jam mirë, por e lodhur! Sistemi shëndetësor ka probleme me adresimin e COVID-19

Ademi ka shkruar në rrjetet sociale, se kjo është një humbje e madhe për sportin shqiptar e për atletikën shkodrane.

"Sapo mësova një lajm të trishtueshëm, Profesor Vildan Tufi, është ndarë nga jeta!

Një humbje e madhe për sportin shkodran e shqiptar, për atletikën shkodrane e shqiptare. Trajner i palodhur i kampionëve, edukator shembullor dhe prind e familjar si ai.

E prisnim të gjithë që të kthehej në pistat e atletikës, e prisnim që të fitonte betejen me sëmundjen e rëndë! Fatkeqësisht nuk ia doli, për tu larguar nga kjo jetë vetëm fizikisht.

Profesor Vildan Tufi do te jetojë përmes kampionëve të panumërt që stërviti, titujve e medaljeve që përmes punës së tij, i solli në Shkodër.

Pushofsh në paqe Profesor Vili!

Do të na mungosh!" shkruan Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat