Myftiu i Shkodrës drejt shërimit, koronavirusi i merr jetën të atit

Shkodra

Myftiu i Shkodrës drejt shërimit, koronavirusi i merr jetën të atit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:12
Babai i tij, Haxhi Bardhyl Sytari humbi betejën me koronavirusin në një spital në Turqi

Pak orë pasi u mësua lajmi i gëzuar se myftiu i Shkodrës  kaloi rrezikun e covid-19, familja mori një lajm të hidhur.

Babai i tij, Haxhi Bardhyl Sytari humbi betejën me koronavirusin në një spital në Turqi.

Vetë Sytari e bëri të ditur lajmin e trishtë përmes një postimi në facebook.

“Të Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi!

Baba jonë i shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, sapo e dorëzoi shpirtin e tij!

Ju lutem ta kujtoni me duá!

Allahu jua shpërbleftë me të mira!” shkruan Sytari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat