Kush është i forti i Shkodrës që u ekzekutua sot, në 2008-ën i vranë vëllanë

Shkodra

Kush është i forti i Shkodrës që u ekzekutua sot, në 2008-ën i vranë vëllanë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mesditë. Ridvan Ramazani u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Mushan. 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka bërë të ditur se po bën krehjen e zonës, ndërsa në ndihmë u janë bashkuar forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se në vitin 2008 është ekzekutuar edhe vëllai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat