Përmbytje në Shkodër: Mbi 1400 ha bën ujë, izolohet Oboti. Përmbytje në Lezhë, Vjosa në pikën kritike

Shkodra

Përmbytje në Shkodër: Mbi 1400 ha bën ujë, izolohet Oboti. Përmbytje në Lezhë, Vjosa në pikën kritike

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:15
Shkodër

Reshjet e shiut kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën thuajse në të gjithë Shqipërinë.

Në Shkodër reshjet intensive që kanë rënë gjatë natës të kombinuara dhe me shkarkimet nga HEC i Vau Dejës ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Sipas shtabit të emergjencave janë mbi 1400 Ha tokë e përmbytur.

Sipërfaqja më e madhe e përmbytur është zona e Ana e Malit. Zona e Obotit e bllokuar.

Në Gjirokastër liqeni i Viroit ka dalë nga shtrati. Në Krujë ka përmbytje në njësitë administrative Bubq dhe Thumanë. Situata pritet të përkeqësohet pasi deri më 12 janar janë parashikuar reshje intensive të shiut.

Vjosa ndodhet në pikën kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat