Probleme me përmbytjet në Shkodër, Ademi kërkon ndihmën e ushtrisë

Shkodra

Probleme me përmbytjet në Shkodër, Ademi kërkon ndihmën e ushtrisë

Më: 8 janar 2021 Në ora: 10:25
Voltana Ademi

Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka kërkuar sot ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.

Voltana Ademi: Gjatë natës ka patur rritje të nivelit të ujit në shkarkimet për shkak të reshjeve në lumin Drin e Bunë.

Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm.

Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm si dhe janë përmbytur 30 ha tokë. Ujësjellësi nr. 1 në Obot nuk mund të vihet në punë për shkak të prezencës së ujit që e rrethon.

Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.

Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit”.

Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësisë së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë.

“Bashkia e Shkodrës kërkon pajisjen me mjete  të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit për banorët e Obotit,” e ka përfunduar mesazhin e saj kryebashkiakja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat