Përmbytjet në Shkodër/ Forcat e Batalionit të Këmbësorisë në gadishmëri

Shkodra

Përmbytjet në Shkodër/ Forcat e Batalionit të Këmbësorisë në gadishmëri

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:19
Shkodër

Pas situatës së krijuar nga rreshjet intensive, ka reaguar Ministria e Mbrojtes, ku bën të ditur se po monitoron nga afër situatën e krijuar së bashku me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Njoftohet se janë dyfishuar kapacitetet me forca dhe mjete për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë banorëve të zonave të prekura.

Ministria bën të ditur se të gjithë repartet e Forcave të Armatosura, por sidomos ato të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje.

Ministria ka treguar se aktualisht ka përmbytje të pjesëshme në njësinë Ana e Malit, në fshatin Kuç ndërsa janë rritur prurjet e lumit Kir dhe Gjadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat