Përmbytje në Shkodër, Bashkia u bën thirrje fermerëve të mbrojnë gjënë e gjallë dhe prodhimet

Shkodra

Përmbytje në Shkodër, Bashkia u bën thirrje fermerëve të mbrojnë gjënë e gjallë dhe prodhimet

Më: 9 janar 2021 Në ora: 07:53
Shkodër

Qarkullimi në zonat e përmbytura të Shkodrës po bëhet me anë të barkave të lundrimit, pasi lartësia e ujërave vazhdon të rritet.

Nga informacioni më i fundit nga Shkodra, mësohet se bashkia duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërim për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, të prodhimeve bujqësore, të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

Nga ana tjetër, i ka kërkuar Komisionit të Emergjencës Civile pranë prefekturës që të sjellë ditën e shtunë për njësinë administrative Ana e Malit, makina ushtrie për transport në rrugën e Obotit dhe një varkë për lundrim, pasi pritet që niveli i ujit të rritet edhe 50 cm.

Ndërsa, i gjithë vendi është përfshirë nga rreshjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat