Shkodër: Vërshimi i ujit po kërcënon fshatrat, po çahen rrugët

Shkodra

Shkodër: Vërshimi i ujit po kërcënon fshatrat, po çahen rrugët

Më: 11 janar 2021 Në ora: 15:46
Foto

Veç tokave që ka vënë në ujë, përmbytja në qarkun e Shkodër ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në infrastrukturë.

Rruga Vau i Dejës-Lezhë, edhe pse e rikonstruktuar së fundmi ka pësuar rrëshqitje pranë fshatit Hajmel.

Ky aks lidh dy bashkitë dhe njëherësh shërben edhe për udhëtarët që i drejtohen rrethit të Pukës, e për pasojë të dëmtimit lëvizja aty është bërë e vështirë.

Shoferi :“Ne i paguajmë taksat, paguajmë gjithçka, çdo detyrim të shtetit për të mirëmbajtur këtë rrugë.”

Administratori i Hajmelit Zef Pashuku denoncon se askush nuk ka inspektuar situatën, ndaj kërkon nga ARRSH ndërhyrje të menjëhershme.

Zef Pashuku, Administrator i Hajmel:“U vu një shtresë asfalti para pak kohësh nga autoriteti rrugor, por siç na tregojnë edhe faktet sot kjo është shembur përsëri. Këtu duhet të hyjnë urgjentisht me një projekt të mirë për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare këtij vendi. Në qoftë se shirat do të vazhdojnë këtu do të ketë shembje më të mëdha.“

Lumi Kir vijon të gërryejë tokat në Ganjoll të njësisë Administrative Guri i Zi

Uji ka marrë rreth 3 hektarë, e tashmë po i afrohet kërcënueshëm shtëpive të banimit.

Banori :“Gjendja në mënyrë katastrofike. Absolutisht vetëm me pa, as 40 metër dhe Drini mund të marrë para Vukatanë, Juban, rrugët janë në gjendje kritike për fshatin.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat