Zhdukja e biznesmenit/ Takimet në Shkodër dhe misteri i zjarrit

Shkodra

Zhdukja e biznesmenit/ Takimet në Shkodër dhe misteri i zjarrit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 10:28
Davide Pecorelli

Zhdukja e biznesmenit italian, Davide Pecorelli vazhdon të jetë një argument dite në median italiane.

Gazeta La Nazione shkruan se lëvizjet e italianit 45-vjeçar nëpër Shqipëri kanë shumë rëndësi. Ai kishte marrë me qira një makinë Skoda Fabia dhe kishte udhëtuar drejt Pukës, ku kishte qëndruar në një hotel ku paguante 10 euro nata. Në fakt, në Pukë ai nuk ka takuar asnjë njeri tjetër përveç stafit të hotelit.

Por italiani ka zhvilluar takime të shumta në Shkodër. Megjithatë personat që ai ka takuar në Shkodër mbeten të paidentifikuar.

Një grup hetuesish italianë do të vijë në Shqipëri javën që vjen për të parë analizat e ADN-së për mbetjet që u gjetën në makinën e djegur. Deri më tani hetimet kanë treguar se nuk ka shenja plumbash apo dhune.

Megjithatë dyshimet janë të mëdha. Përse u gjet telefoni dhe ora e biznesmenit të padëmtuara, ndërkohë që e gjithë makina ishte djegur plotësisht?

Përse nuk doli Davide nga makina kur shpërtheu zjarri?

Si mund të digjet i gjithë trupi kaq shumë, sa të mbeten vetëm pak mbetje eshtrash?

Policia thotë se zjarri ishte aksidental, por mbetet ende mister se përse flakët ishin më të shumta në pjesën e pasme të makinës?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat