Rikthimi i reshjeve, përmbytjen qindra hektarë tokë në Shkodër

Shkodra

Rikthimi i reshjeve, përmbytjen qindra hektarë tokë në Shkodër

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Rikthimi i reshjeve të shiut në ditët e fundit ka sjellë sërish përmbytje në Shkodër.

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar këtë të dielë se në territorin e saj 748 hektarë, nga të cilët 198 tokë e pakultivuar, 535 foragjere të dyta dhe 15 hektarë grurë janë përmbytur.

Në Rrugën e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 centimetra dhe nuk mund të kalohet me mjete të ulëta. Po ashtu bëhet me dije se ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Kërkohet mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër.

Postimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 24.01.2021, ora 08.30

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 24.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 5.75m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.18 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 18 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.40m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 15 cm.

Kemi shtim të prurjeve të Lumit Kir.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 748 Ha

Tokë e pakultivuar 198 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 535 Ha
Grurë 15 Ha
Nj.A. Ana e Malit

Tek Rruga e Obotit, niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 35 cm, është e pa kalueshme me mjete te ulëta.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 480Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Tokë e pakultivuar 95 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 380 Ha

Grurë 5 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 260 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 100 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 150Ha

Grurë 10 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 8 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) përNJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat