Përmbytjet në Shkodër: Mbi 1330 ha tokë nën ujë, në Obot niveli i ujit në rrugë arrin 85 cm

Shkodra

Përmbytjet në Shkodër: Mbi 1330 ha tokë nën ujë, në Obot niveli i ujit në rrugë arrin 85 cm

Më: 25 janar 2021 Në ora: 12:35
Shkodër

Reshjet e shiut te mbrëmjes së djeshme në vendin tonë ka rënduar më shumë situatën në qarkun e Shkodrës.

Niveli i ujit është rritur ndjeshëm dhe sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër arrin në 1330 hektarë tokë.

Sipas raportimit të Emergjencave Civilë situata në këtë qark paraqitet si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 60 cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 40 cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.15m. (Kuota max 7.50 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 75 cm.

• Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1330 Ha

1. Tokë e pakultivuar 398 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 890 Ha

3. Grurë 25 Ha

4.Dekorative 10 Ha

5.Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 220 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 610 Ha

• Grurë 15 Ha

• Pemtore 5Ha Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat), nga të cilat :

• Tokë e pakultivuar 170 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 260 Ha

• Grurë 10 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 20 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz.

• Tokë e pakultivuar 5 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

• Tokë e pakultivuar 3 Ha

• Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

• Pemtore 2 Ha

-Kërkohet nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyjë për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit

-Kërkohet mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat