Situata intensive e reshjeve/ Beci: Sharkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës

Shkodra

Situata intensive e reshjeve/ Beci: Sharkimet me minimum, nuk ndikon në zonën e nën Shkodrës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:48
Benet Beci

Drejtori i Përgjithshëm i KESH, Benet Beci njofton se në këto ditë me reshje të shumta shiu KESH po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Po ashtu njoftohet se situata po menaxhohet duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas.

Njoftimi i plotë

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po administron situatën duke arritur të akumulojë në rezervuarët e Hidrocentraleve sasinë e shtuar të prurjeve gjatë orëve të fundit.

Prurjet totale janë 1900 m3/s. Shkarkimet nga porta e Hec Vau Dejës aktualisht janë 500m3/s, sasi kjo, që nuk ndikon në rritjen e nivelit të ujit në zonën e nën Shkodrës.

Nivelet e liqeneve janë:

HEC Fierzë, 289.41 mmnd (296 mmnd niveli maksimal i liqenit)

HEC Koman, 170.38 mmnd (176 mmnd niveli maksimal i liqenit)

HEC Vau Dejës, 71.83 mmnd (76 mmnd niveli maksimal i liqeni)

KESH, po menaxhon situatën duke garantuar sigurinë e digave dhe furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorit vendas. Gjithashtu do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat