Arrestohet i “forti” i Shkodrës, kush është 41 vjeçari super i kërkuar nga Italia

Shkodra

Arrestohet i “forti” i Shkodrës, kush është 41 vjeçari super i kërkuar nga Italia

Më: 25 janar 2021 Në ora: 20:28
Ilustrim

Një 41 vjeçar i kërkuar nga Italia ka rënë në pranga në Shkodër.

Policia ka arrestuar pasditen e sotme Bledar Cafin 41-vjeç, me qëllim ekstradimin në Itali, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizata kriminale.

Në verë të vitit të kaluar Operacioni Forca e Ligjit u dërgoi formularin vëllezërve Cafi për justifikimin e pasurisë, pasi kanë disa biznese në qytetin e Shkodrës.

Disa vite më parë Cafi u arrestua në Francë dhe u ekstradua në Shqipëri, ndërsa tashmë 41-vjeçari i njohur si i “forti”i Shkodrës do të ekstradohet në Itali për t’u përballur me drejtësinë përtej Adriatikut për akuzat që janë ngritur kundër tij për pjesëmarrje në organizata kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat