2785 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, situata problematike në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç

Shkodra

2785 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, situata problematike në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:19
Shkodër

2785 hektarë tokë në bashkinë e Shkodrës vazhdojnë të jenë nën ujë.

Situata më problematike paraqitet në njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç.

Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi vetëm me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.

Në këtë fshat ka prezencë uji në oborret e shtëpive që arrin në rreth 60 cm.

Ndërkohë ujësjellësi vazhdon të jete jashtë funksionit.

Po kështu në njësinë administrative Dajç, rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi ka prezencë uji me mbi 130-150 cm. 

Prezencë ujit kane edhe në rrugët e brendshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Bashkia Shkodër vazhdon të kërkojë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për njësitë administrative Ana e Malit dhe Dajç, për të mobilizuar një ndërhyrje të shpejtë të autoriteteve në këtë zonë. 

Sakaq, bashkia ka kërkuar mbështetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë për këto dy njësi administrative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat