Pamje të frikshme, orteku i borës mbulon fadromën në Shkodër, shpëton mrekullisht shoferi

Shkodra

Pamje të frikshme, orteku i borës mbulon fadromën në Shkodër, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:11
Ilustrim

Një ortek bore ka rrezikuar jetën e një fadromisti, mesditën e sotme, në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi sjell pamjet e frikshme në redaksinë e “BalkanWeb”, nga vendi i quajtur “Shkami i Shaljaneve”.

Ato tregojnë momentin e rënies së ortekut, duke rrezikuar jetën e shtetasit Gëzim Lumaj.

Teksa fadroma ishte duke punuar në hapjen e aksit Vermosh-Budaç, në Njësinë Kelmend të Malësisë së Madhe, papritmas një ortek bore ka rënë në rrugë mbi fadromën, që drejtohej nga Lumaj, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat