3655 hektarë tokë të përmbytura/ Rikthimi i reshjeve mund të përkeqësojë situatën në Shkodër

Shkodra

3655 hektarë tokë të përmbytura/ Rikthimi i reshjeve mund të përkeqësojë situatën në Shkodër

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Foto

Rikthimi i reshjeve te shiut rrezikon të përkeqësojë situatën e përmbytjeve në zonën e NënShkodrës.

Aktualisht nën ujë rezultojnë mbi 3655 hektarë tokë bujqësore. Më e rënduar gjendja është në njësinë administrative të Dajcit dhe Anës së Malit ku pas një muaji përmbytje, disa fshatra janë të izoluar për shkak të niveli të ujit, dhjetëra banesa janë të rrethuara  ndërsa lëvizja bëhet vetëm me ane të varkave. Në disa toka bujqësore uji arrin deri në 2 apo 2.5 meter

Situata e favorshme atmosferike gjatë diteve të kaluara i ka dhenë mundesin3 Korportates elektroenergjitike që te krijonte vend për rezerva.

Zyrtarisht nga Fierza po shkarkohet me rreth 1000 metër kub uje ne sekondë nga prodhimi i energjisë dhe shkarkimi, ne Koman me rreth 1000 meter kub dhe ne Vau Dejës me 1300 metër kub ujë në sekondë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat