U gjet e vdekur me fytin e prerë, gruaja në Shkodër, policia shoqëron 10 persona

Shkodra

U gjet e vdekur me fytin e prerë, gruaja në Shkodër, policia shoqëron 10 persona

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Ne kuadër të hetimeve për zbardhjne e ngjarjes së rëdnë në Shkodër ku u gjet e vdekur në banesë e prerë me thikë në fyt një grua, në komisariatin e Malësisë së madhe janë shoqëruar 10 persona, mes tyre fqinjë dhe të afërm të bashkëshortit.

Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme ne Bajze te M. Madhe, ku u gjet e pajetë Violeta Gurraj , 47 vjeçe. Sipas burimeve të syri tv behët me dije se 47 vjecarja ka keqtrajtuar 3 femijët e saj dhe më pas keta të fundit janë dërguar në institucionin e jetimores në Shkodër.

Ndërkohe 7 vite më parë , 47 vjeçares i kanë vrarë edhe bashkëshortin gabimisht duke dashur të qellojnë drejt një person tjetër.

Diten e djeshme, Syri Tv ishte edhe në banesën e viktimës ku fqinjet deklaruan se Violeta Gurraj vuante nga depresioni dhe jetonte në kushte të vështira ekonomike, nuk kishte energji eletrike prej 10 vitesh.

Në komisariatin e Malësisë së madhe janë shoqëruar 10 persona, mes tyre fqinjë dhe të afërm të bashkëshortit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat