Edhe lumenjtë, edhe liqeni vërshuan natën në Shkodër

Shkodra

Edhe lumenjtë, edhe liqeni vërshuan natën në Shkodër

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:21
Shkodër

Bashkia e Shkodrës njoftoi sot në mëngjes se gjatë natës ka pasur rritje të nivelit të ujërave në territorin e Shkodrës.

Kjo për shkak të baticës dhe prurjeve nga të gjithë lumenjtë dhe liqeni në të gjithë zonën e nënShkodrës së përmbytur, konkretisht në njësitë Ana e Malit, Dajç, Bërdicë, Velipojë dhe rrethinat.

Sot në orën 7.30 hidrometri shënon 7m ne Dajç  - Dje Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënonte kuotën 6.96 m.

Sot në orën 7.30 hidrometri në liqen shënon 9.35 - Dje Liqeni të Shkodrës në orën 14.30, shënonte kuotën 9.22 m.

Sot në orën 7.30 hidrometri në Drin shënon 7.35  - Dje Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30, shënonte kuotën 7.50 m.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat