Shkodër: Mbi 4700 ha tokë ende nën ujë

Shkodra

Shkodër: Mbi 4700 ha tokë ende nën ujë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Foto ilustrim

Qarku i Shkodrës vazhdon të jetë prej javësh i pushtuar nga uji. Në raportin ditor bëhet me dije se rreth 4700 hektarë tokë janë nën ujë. 

Njësia Administrative Ana Malit është më e goditura nga përmbytjet. Niveli i ujit arrin në 140 cm dhe rrugët janë të bllokuara.

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.60 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

 Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.10 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 11cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 6.95 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 17cm.

Bashkia Shkodër në total 4700 hektarë tokë të përmbytur

Nj.A. Ana e Malit

1.  Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110 cm.

2.  Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.

3.  Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4.  UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë

5.  Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.

6. Shtëpi të përmbytura 2.

7. 106 shtëpi kanë prezencë uji në oborre( fshati Obot)

8. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.

9. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..

10. Rruga Goricë është e kalueshme me vështirësi me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 20-25 cm.

11. Garazhe e stalla bagëtish  të përmbytura në fshatin Muriqan.

12. Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj ka 4 shtëpi me prezencë uji në oborre, lagjia Kyrtaliaj ka 8 shtëpi me prezencë uji në oborre).

13. Makina e Ushtrisë në gatishmeri tek Lagja Goricë

14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gadishmëri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1800 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 140 cm.

3. Shtëpi të përmbytura 9

4. 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.

6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.

7. Është e pakalueshme me mjete të ulta rruga Belaj- Pentar. kalohet vetëm me mjete të larta të ushtrisë..

8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të larta.

9. Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë

10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

11. Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.

Nj.A.Velipojë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.

2. Rruga nacionale është e bllokuar nga bora dhe akulli nga Baksi i Ri deri në Plazh

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 800 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdice e Madhe.

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

3. 7 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).

4. Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi.

Nj.A.Rrethina

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 600 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

2.  70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm

4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.

Lagje Nr.1

Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Sitiuatë emergjente kërkohet mbështetje me bazë ushqimore në sasinë 640 ton për gjënë e gjallë për NJ.A.Ana e Malit dhe Rrethina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat