Kapen duke luajtur poker dhe me kokainë, prangosen 2 persona në Shkodër

Shkodra

Kapen duke luajtur poker dhe me kokainë, prangosen 2 persona në Shkodër

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Game Over” duke prangosur 2 persona.  

Ata kishin përshtatur lokalin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë është procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Po ashtu, janë sekuestruar doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit.

“Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua me sukses operacion policor i koduar “Game Over”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:R. P., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. S. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”.” – njofton policia.  

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi G. Sh., 33 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. 

Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojën e pokerit, të cilën po e organizonte shtetasi G.  Sh.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj personave që ndodheshin në ambientet e lokalit, shërbimet e Policisë, shtetasit S. M. i kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa shtetasit R. P. iu gjet një sasi e konsiderueshme parash.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit u gjeten 9 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar: 10 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, 1 tavolinë pokeri, 2 makineta të lojërave të fatit, çipsa dhe letra për lojën e pokerit, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat