Konflikti i çastit degjeneron në përleshje fizike/ Një person përfundon në spital, u godit me qytën e pistoletës

Shkodra

Konflikti i çastit degjeneron në përleshje fizike/ Një person përfundon në spital, u godit me qytën e pistoletës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në Shkodër, pasi është goditur nga një tjetër person me qytën e pistoletës.

Media mëson se i plagosuri është Kujtim Binjaku, i cili ka pësuar çarje në kokë pas një sherri të ndodhur në lagjen Parrucë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Ndërkaq uniformat blu janë vënë në kërkim të autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat