Sulmi me armë ndaj një makine në Shkodër/ Policia jep detaje zyrtare: Shënjestër ishte një 30 vjeçar

Shkodra

Sulmi me armë ndaj një makine në Shkodër/ Policia jep detaje zyrtare: Shënjestër ishte një 30 vjeçar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në afërsi të repartit të zjarrfikësve. Fatmirësisht nuk ka persona të plagosur, ndërsa automjetet e përfshira në ngjarje janë larguar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Njoftimi: 

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat