Shkodër/ Banori: Kanë dëmtuar linjën elektrike, njerëzit ka rrezik t’i zërë korrenti në trotuar

Shkodra

Shkodër/ Banori: Kanë dëmtuar linjën elektrike, njerëzit ka rrezik t’i zërë korrenti në trotuar

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Punime në Shkodër

Punimet që po kryhen në zonën e njohur si Unaza Lindore në qytetin e Shkodrës kanë shkaktuar panik banorët.

Njëri prej tyre është ankuar në “Ti Raporton” në Top Channel, duke thënë se është dëmtuar linja elektrike dhe po e mbulojnë me dhe duke shkaktuar rrezik për t’i zënë korrenti njerëzit që ecin në trotuar.

“Linjën elektrike e kanë prishur dhe e mbulojnë me dhe. Ka rrezik të zërë korrenti njerëzit duke ecur nëpër trotuare. Trotuare është bërë i ri para 4 vitesh dhe ka 20 cm beton të shtruar nën pllaka për të mos bërë ulje trotuari.

Ata po e mbulojnë me dhe e si shtrojnë fare beton. Ndodhemi në Unazën Lindore Shkodër”, shkruan banori.

Në pamjet që ka dërguar duket se si janë çarë tubat dhe po mbulohen me dhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat