Emilia dhe Greta, dy Zonja që i bëjnë nder Shkodrës!

Shkodra

Emilia dhe Greta, dy Zonja që i bëjnë nder Shkodrës!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:34
Qamil Gjyrezi

Me datën 8 Mars PD dhe Alenaca për ndryshim dorëzuan emrat për kandidatë në parlamentin shqiptar në zgjedhjet e Prillit 2021.

Të gjithë kandidaturat e qarkut të Shkodrës të PD-së dhe Alenancës për ndryshim, kanë profilet e tyre politike, kontributet intelektuale dhe profesionale, CV-të, që i kanë fituar me punë, studime dhe kontribut në administratën shtetërore lokale.

Zonja Koliqi dhe Bardeli kanë prezantuar drejtueset e sukseshme dhe të përkushtuara në shërbim të komunitetit në administratën lokale, Qarkun dhe Bashkinë e Shkodrës.

Zonja Koliqi ka një kontribut të rëndësishëm në disa institucione të qytetit tonë, si ekonomiste shumë e aftë dhe në këta vite si Nën/Kryetare e Bashkisë së Shkodrës.

Zonja Koliqi ka qenë prezente në të gjithë aktivitetin politik të PD-së në këta 30 vite të zhvillimeve demokratike në Shkodër.

Edhe Zonja Bardeli ka drejtuar me shumë kompetencë Qarkun e Shkodrës dhe ka është pedagoge me shumë vlera në fakultetin e drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Greta Bardeli ka marrë pjesë në politikë, qëkur ka qenë adolshente duke prezantuar një model liberal-demokrat të një vajze me vlera.

Kam besim të plotë që eksperiencën e fituar në pushtetin lokal të qytetit të Shkodrës, Zonja Koliqi dhe Bardeli do ta prezantojnë me shumë dinjitet Shkodrën edhe në parlamentin shqiptar.

Emilia Koliqi dhe Greta Bardeli do të prezantojnë modelin qytetar dhe politik, të grave të sukseshme në edhe në politikën kombëtare.

Zonjat Emilia Koliqi dhe Zonja Greta Bardeli do të përqaësojnë në parlament, gruan, nënën dhe politikanen shkodrane duke jusitfikuar besimin që do t’i japin votuesit shkodran dhe Kryetari PD-së Zoti Lulzim Basha dhe Kryesia e PD-së.

Kam besim se lista e qarkut të Shkodrës, falë edhe punës me përkushtim të drejtuesit të qarkut Zotit Helidon Bushati do të përfaqësojë me shumë dinjtet Qarkun e veriut të Shqipërisë!

Shkodra 240 vjecare, meriton përfaqësim dhe kontribut për të ardhmen e të gjithë banorëve të kësaj zone, që meritojnë një jetë më të mirë në të gjitha planet, ekonomike dhe shoqërore!

Më 25 Prill, Shkodra, Shqipëria fitojnë dhe Edi Rama me modelet e tija propagandistike të grave të Rilindjes humbin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat