Shkodër, përdorte identitetin e dikujt tjetër për të marrë kredi, prangoset 22-vjeçari

Shkodra

Shkodër, përdorte identitetin e dikujt tjetër për të marrë kredi, prangoset 22-vjeçari

Më: 13 mars 2021 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është ndaluar ditën e sotme nga policia e Shkodrës për mashtrim me kreditë.

Ky person kishte marrë kredi në bankë duke përdorur identitetin e një shtetasi tjetër.

Shtetasi A. T. ka bërë një denoncim në polici, pasi ka rezultuar debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni.

Policia pas verifikimeve të kryera ka rënë në gjurmën e 22-vjeçarit, i cili kishte lënë numrin e tij të telefonit si numër kontakti.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, pas hetimeve intensive u bë identifikimi dhe ndalimi i shtetasit J. D., 22 vjeç, banues ne lagjen “Salo Halili” Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.11.2020, ka bërë kallëzim shtetasi A. T., i cili figuron debitor pranë një banke të nivelit të dytë, fakt për të cilin nuk ka patur dijeni. Ky shtetas ka deklaruar se nuk kishte kryer veprime në bankë dhe se kishte humbur kartën ID.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për kredinë e marrë është lënë një numër kontakti, i cili pas verifikimeve të kryera dhe nga informacioni i marrë nga institucioni financiar, ka rezultuar se është në emër të shtetasit J. D. Emri dhe numri i këtij shtetasi paraqitet si kontakt alternativ në disa raste të praktikave të kredive, konkretisht për kredi të marra nga shtetas të ndryshëm, të cilët sipas informacionit të bankës, deklarojnë se nuk kanë aspak dijeni për kryerjen e këtyre veprimeve.” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mashtrimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat