Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Policia: Personat e qëlluar me armë janë vëllezër

Shkodra

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Policia: Personat e qëlluar me armë janë vëllezër

Më: 20 mars 2021 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Policia e Shkodrës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi plagosjen e dyfishtë të ndodhur në fshatin Bardhaj, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri. Sipas policisë personat e plagosur janë dy vëllezër, Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat