Zbardhet ngjarja në Shkodër, pas sherrit autori u bëri pritë, arrestohen edhe dy vëllezërit

Shkodra

Zbardhet ngjarja në Shkodër, pas sherrit autori u bëri pritë, arrestohen edhe dy vëllezërit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Zbardhet ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku mbetën të plagosur me armë dy vëllezërit Marjan dhe Hot Doçi.

Një zënkë e çastit mes dy vellezërve Doçi dhe Besmir Perkolaj në një nga lokalet e fshatit Bardhaj mësohet të ketë qene arsyeja që ka çuar deri ne plagosjen e dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doçi.

Kjo mësohet dhe nga te dhënat e grumbulluara nga grupi hetimor mes te plagosurve dhe autorit te dyshuar, i cili ka pasur konflikt verbal me dy vëllezërit.

Pas zënkës ai është larguar dhe ka shkuar ka marrë armën dhe me pas ka organizuar priten ndaj dy vëllezërve, të cilët kanë qenë duke u kthyer në shtëpinë  e tyre ne lagjen Fermentim te Shkodrës.

25 vjeçari Besmir Perkolaj banues në fshtin Bardhaj pasi ka qëlluar me arme zjarri automatik  ndaj mjetit Audi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Në vend ngjarje policia ka gjetur 11 gëzhoja.

Policia ka ndaluar si te perfshire në këtë ngjarje edhe dy vellezerit Doci, te cilet aktualisht ndodhen ne spital jashte rrezikut per jeten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat