Plagosja në Shkodër, arrestohen vëllezërit Doçi

Shkodra

Plagosja në Shkodër, arrestohen vëllezërit Doçi

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:33
Shkodër

Dy vëllezërit e plagosur mbrëmjen e së shtunës në Shkodër janë vënë në prangat e policisë.

Shkak është bërë përplasja me armë me shtetasin Besim Perkola tashmë të shpallur në kërkim.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur së paku 11 gëzhoja, ndërsa hetimet janë shtrirë si nga përplasjet e momentit ashtu dhe për konflikte të vjetra.

Pas dëshmive të mbledhura përplasja me armë mes  vëllezërve Doçi 23 dhe 30 vjeç ka nisur pas një debati në lokal.

Ka qenë Perkola i cili është larguar për të marrë armën duke i zënë pritë kur të rinjtë po ktheheshin në shtëpi në fshatin Bardhaj të Shkodrës aty dhe ku i ka qëlluar me armë.

Si pasojë e plumbave të marrë vëllezërit janë dërguar në spitalin e traumës jashtë rrezikut për jetën ku dhe janë ndaluar nga policia.

Mësohet se vëllezërit Doçi janë të afërm me Gentian Doçin i cili është i shpallur në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës në Kamëz në 17 janar të vitit të shkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat