Emri/ Sërish plagosje me armë në Shkodër

Shkodra

Emri/ Sërish plagosje me armë në Shkodër

Më: 21 mars 2021 Në ora: 20:29
Shkodër

Mbrëmjen e sotme në Shkodër është shënuar një tjetër ngjarje kriminale. Një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se i plagosuri është Mikel Fusha.

Ai është plagosur në këmbë. Po sipas të njëjtave burime nga grupi hetimor autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij.

Dyshohet se shkak i plagosjes ka qenë një konflikt i çastit.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat