Emri/ Ende në arrati, kush është autori që qëlloi me armë zjarri 22-vjeçarin në Shkodër

Shkodra

Emri/ Ende në arrati, kush është autori që qëlloi me armë zjarri 22-vjeçarin në Shkodër

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:29
Sulmi në Shkodër

Elvis Lekëndreaj është autori që ka qëlluar me armë zjarri 22-vjeçarin Mikel Fusha gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Shkodrës.

Fusha është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lekëndreaj është arratisur sapo ka qëlluar me armë Fushën ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.

Dyshohet se shkak i plagosjes është bërë një nje konflikt i çastit. Nëna e 22-vjeçarit Mikel Fusha ka zbuluar se ka pasur përplasje mes tyre edhe një javë më parë:

“E ka nxjerrë jashtë. Ka thyer të gjitha tavolinat, i ka thënë të atit hajde paguaj. Ka paguar 100 mijë lekë për tavolina e karrige. Sot ka ardhur me 5-6 shokë që t’i hynë djalit me zor brenda. Erdhi djali në shtëpi tha “babi hajde hekma qafet”. Unë njoftova policinë mos t’i lë të përplasen, erdhën. Nuk është djalë që ngacmon njeri, për kokën e tij kurrë nuk i ka rënë në qafë njeriu. I kemi thënë që të heqin qafe atë djalë se bën ngatërresa në çdo lokal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat