Rama: Vaksinim në fasoneri/ Kryeministri, takime elektorale në qarkun e Shkodrës

Shkodra

Rama: Vaksinim në fasoneri/ Kryeministri, takime elektorale në qarkun e Shkodrës

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:18
Edi Rama

Kryesocialisti Edi Rama e vijoi fushatën elektorale në qarkun Shkodër, ku ambicia socialistëve është fitimi i 5 mandateve. Ndalesa e parë në Vaun e Dejës ku edhe atje ka nisur vaksinimi i grupmoshës mbi 70 vjeç.

Në Vaun e Dejës është duke përfunduar edhe ujësjellësi i ri prej 22.6 kilometra me një rrjet shpërndarës që çon 24 orë ujë në shtëpitë e kësaj zone,  investim i munguar prej 50 vitesh.

Rama: “Ne jemi në gjendje sot të themi me plotë gojën që në të gjitha qendrat e mëdha të Shqipërisë do të kemi 24 orë brenda vitit 2022 dhe Tirana, brenda 2022-2023 se është më komplekse. Uji është hera e fundit që është temë fushate elektorale se përfundimisht do të zgjidhet 24 orë për të gjitha qendrat urbane. Këtu jemi në  një zonë ku nuk ka pasur ujë as në kohën e komunizmit dhe zgjidhet një herë e mirë kjo punë”.

Në Qarkun e Shkodrës, Edi Rama  pa edhe investimet me vlerë  20 milionë dollarë në rrjetin shpërndarës, dhe furnizim me energji elektrike pandërprerë për  70 mijë banorëve.

Krahas premtimit për vijimin e rritje së pagës minimale Rama nga Shkodra pati edhe një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e industrisë fason.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat