Dha dorëheqje nga mandati, Tom Doshi lë pas demokratë e socialistë, kandidati më i votuar në Shkodër

Shkodra

Dha dorëheqje nga mandati, Tom Doshi lë pas demokratë e socialistë, kandidati më i votuar në Shkodër

Më: 29 prill 2021 Në ora: 07:42
Tom Doshi

Edhe pse u dorëhoq nga mandati përpara shpalljes së rezultateve, kreu i Partisë SocialDemokrate Tom Doshi është kandidati për deputet që ka marrë më shumë vota në qarkun e Shkodrës.

Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit, rezulton që Doshi të ketë marrë 7886 vota.

Pas tij renditet kandidati socialist Paulin Sterkaj i cili ka marrë 7335 vota, ndjekur nga Bardh Spahia i Partisë Demokratike me 7219 vota.

E papritura në qarkun e Shkodrës, ishte dështimi i Ilir Beqajt, i cili nuk do të jetë në kuvend në 4 vitet e ardhsme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat