Tre muaj pasi u bë me ndriçim, hajnat gërmojnë thellë dhe vjedhin kabllot elektrike në Kalanë e Shkodrës

Shkodra

Tre muaj pasi u bë me ndriçim, hajnat gërmojnë thellë dhe vjedhin kabllot elektrike në Kalanë e Shkodrës

Më: 3 maj 2021 Në ora: 11:57
Kalaja e Rozafës në Shkodër

Kalaja e Rozafës në Shkodër që ndryn në vete një mit seksist ka mbetur pa ndriçim vetëm tre muaj pasi u bë ndriçimi i strukturave të saj.

Gjatë natës, persona të panjohur kanë gërmuar rreth mureve duke i nxjerrë kabllot elektrike. Ata vodhën një pjesë të tyre, duke e pamundësuar ndiçimin në njërën anë të Kalasë.

Ministrja shqiptare e Kulturës, Elva Margariti, e cilësoi si “krim kundër trashëgimisë kulturore të qytetit” aktin në fjalë.

Në anën tjetër, drejtoresha Rajonale për Kulturën në Shkodër, Majlinda Lacaj, tha:

“Duke qenë se projekti është në proces zbatimi. Normalisht që është paramenduar që të jetë një shërbim rojash për ruajtjen e sistemit të Kalasë. Është e pamundur që të realizohet nga punonjësit e DRKT Shkodër, pasi burimet njerëzore janë shumë të pakta, sipërfaqja është 9 hektarë”, ka thënë Lacaj. Sipas saj, jo se nuk është menduar, por për momentin është i pamundur rekrutimi apo lidhja e një marrëveshjeje për blerjen e një shërbimi roje, pasi ky projekt po zbatohet nga Ministria e Kulturës me buxhetin e shtetit”. Deri në përfundimin e punës dhe marrjes në dorëzim të të gjitha punimeve nuk mund të ketë një blerje shërbimi të tillë”, ka shpjeguar Lacaj.

Kalaja e Rozafës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë qysh në vitin 1948.

Gjurmët e kalasë datojnë që nga shekulli i III para Lindjes së Krishtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat