Nuk iu bindën urdhrit të policisë, arrestohen 2 persona në Shkodër, i gjenden 4000 fara kanabisi në makinë

Shkodra

Nuk iu bindën urdhrit të policisë, arrestohen 2 persona në Shkodër, i gjenden 4000 fara kanabisi në makinë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 09:32
Pamje nga videoja

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin policor të koduar  "Gracka", në kuadër të të cilit ranë në pranga 2 persona.

Sipas njoftimit të policisë, këta shtetas posedonin 4000 fara të dyshuara cannabis sativa, me qëllim kultivimin e tyre.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Zhelko Sekuliq 29 vjeç, banues në Boriç i Vogël, Malësi e Madhe;

Albert Lami 34 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili”, Shkoddër.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit, me qëllim kultivimin  e tyre në zonat e thella të Dukagjinit.

Në automjetin me të cilin udhëtonin këta shtetas, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi Zh. S., i cili nuk iu bind urdhrit të punonëjsit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 aparate celular dhe 1 automjet.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorise Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”, në ngarkim të shtetasit Zh. S., ndërsa në ngarkim të shtetasit A. L. u referuan materialet për veprat penale ’’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarive kriminale”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat