Aksident i rëndë mes tri veturave në Malësi të Madhe, dy të vdekur

Shkodra

Aksident i rëndë mes tri veturave në Malësi të Madhe, dy të vdekur

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe, ku kanë ndërruar jetë dy persona.

Mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e fshatit Omaraj duke pësuar dëmtime të rënda.

Nuk dihet ende shkaku i përplasjes së makinave, ndërsa po kryhen veprime nga grupi hetimor.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 08:45, në rrugën e fshatit Omaraj, Malësi e Madhe, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë tre mjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë, identiteti të cilit nuk dihet akoma.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat