Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Shkodër, nuk dihen arsyet

Shkodra

Shkarkohet drejtori i Kadastrës në Shkodër, nuk dihen arsyet

Më: 21 maj 2021 Në ora: 07:53
Genc Berhani

Vendim i papritur në Kadastrën e Shkodrës.

Shkarkohet Drejtori i Kadastrës, Genc Berhani.

Lajmi u bë i ditur nga burime për mediat nga ky institucion.

Burimet për News24 thonë se largimi i tij është zyrtarizuar dje, ndërsa nuk ka motivacion lidhur me këtë vendim.

Deri tani, nuk ka informacione se kush mund ta zëvendësojë, nëse do të jetë nga Shkodra apo nga ndonjë qytet tjetër.

Genc Berhani u emërua drejtor i Kadastrës Shkodër në nëntor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Ilir Dibrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat