Vendimi/ KQZ skualifikon kandidatin e Tom Doshit në Shkodër, ja kujt i kalon mandati

Shkodra

Vendimi/ KQZ skualifikon kandidatin e Tom Doshit në Shkodër, ja kujt i kalon mandati

Më: 25 maj 2021 Në ora: 16:15
Foto

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , pas  dorëheqjes nga mandati i deputetit nga ana e Tom Doshit, ka vendosur të shpallë ‘mos zgjedhshmërinë’ për kandidatin e PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

 ‘Për shpalljen e mos zgjedhshmërisë të kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialdemokrate, Qarku Shkodër, z. Gledis Esat Çeliku, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë’.- thuhet në vendimin e fundit të KQZ.

Sipas KQZ Çeliku nuk ka dorëzuar formularin për dekriminalizimin, duke humbur kështu edhe vendin në parlament. Sipas ligjit tashmë mandati i Doshit në Shkodër do ti kalojë kandidatit tjetër të radhës në listë.

Ndërkohë KQZ ka bërë me dije se mandati i Bashkim Finos, i cili ka humbur jetën nga Covid-19, por që mori një numër votash në zgjedhjet e 25 prillit do t’i kalojë Gentiana Cakranit.

Tom Doshi, kryetar i PSD dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25-prillit, dha dorëheqjen dorëheqjen si deputet, por edhe si kandidat mëngjesin e 26 prillit, teksa numërimi i votave, kishte nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat