Vret 25 vjeçarin, i ngacmoi të birin/ Shkodër, policia arreston autorin: Vrasja ndodhi pas konfliktit të çastit

Shkodra

Vret 25 vjeçarin, i ngacmoi të birin/ Shkodër, policia arreston autorin: Vrasja ndodhi pas konfliktit të çastit

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:05
Emiljano Ndou

Konflikti i vazhdueshëm prej 2 javësh ka çuar në vrasjen e një të riu në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Viktimë e breshërisë së kallashnikovit ka mbetur Emiljano Ndou, 25 vjeç.

Autori është Mark koda, 47 vjeç, të cilin policia e arrestoi menjëherë pasi ngjarja ndodhi përpara shtëpisë së tij. Sipas policisë së Shkdorës, vrasja ndodhi për motive banale ndërsa bashkëshortja e autorit tregon versionin e saj se konflikti ka nisur pasi viktima ka ecur me shpejtësi me motor përpara shtëpisë së tyre.

Pas disa përplasjeve të vazhdueshme mes viktimës dhe të birit, në fund ka ndërhyrë bashkëshshorti i saj duke e qëlluar me armë.

Autori Mark Kodra, babai i shtatë fëmijëve tashmë do të përballet me akuzën e vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat