Banorë të Shkodrës kundërshtojnë ndërtimin e një rruge të re nga bashkia

Shkodra

Banorë të Shkodrës kundërshtojnë ndërtimin e një rruge të re nga bashkia

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Banorë të fshatit Bardhaj të Njësisë Administrative Rrethina në Shkodër kanë nisur protestën për mungesën e investimeve në infrastrukturë ku sipas tyre nuk ka pasur prej 30 vitesh, jo vetëm fshati i tyre, por e gjithë zona. Ata thonë se edhe një rrugë që ka nisur, po bëhet kuturu.

Edhe pse punimet për rikonstruksionin e rrugës kanë ditë që kanë filluar, këto punime u kundërshtuan ditën e sotme prej banorëve, të cilët kanë bllokuar vazhdimin e punimeve. Sipas tyre këto punime janë jashtë standardeve dhe atë ç’ka është parashikuar në projekt.

”Ne na janë premtuar shumë gjëra, na është premtuar fond 180 milionë lekë, ku ky i fundit ka shkuar 126, si dhe na është premtuar rrugë urbane. Por kjo rrugë nuk është urbane, por rurale, ndaj s’po kërkojmë asgjë tjerët veç rrugës normale ”, shprehet një prej banorëve.

Duke qenë se kjo rrugë lidh edhe disa fshatra të tjera dhe përdoret nga rreth 11 mijë banorë, këta të fundit janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do të përshkallëzojnë protestën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat