Ademi akuzon ministrinë e turizmit/ Kryebashkiakja e Shkodrës: Po fusin në sherr për plazhet

Shkodra

Ademi akuzon ministrinë e turizmit/ Kryebashkiakja e Shkodrës: Po fusin në sherr për plazhet

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 15:18
Voltana Ademi

‘Hapësira për shezllonet është shkaku që na çoi në perplasjen me armë zjarri me familjen e Gocajve’.

Hasan Ferracaku, ka rrëfyer përpara grupit hetimor se shkuan të dielën pranë familjes së Gocajve për të diskutuar mbi problemin e hapësirës së shezlloneve në plazhe e më pas gjithçka ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Edhe sot çështja e hapësirës së shezlloneve ka futur në sherr dhjetra biznese të zonës dhe kjo pranohet edhe nga kryebashkiakja Voltana Ademi e cila akuzon Ministrinë e Turizmit si shkaktare.

Konstandin Shabi i ka paguar taksat, por hapësirën e tij të shezlloneve ende nuk e përdor për shkak se 5 metër ia kanë marrë të tjerët. Për të shmangur përplasjet ka vendosur të mos i hapë çadrat duke mos ia ofruar këtë shërbim pushuesve në hotelin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat