Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër

Shkodra

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër. Ne fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave, shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Kryeveterineri Mark Preci tha se nuk dihet origjina e infektimit, por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit te infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

“Çdo fermer, i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata,  të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qellim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.

Sipas autoriteteve të veterinarisë rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat