Aksion “blic” në Shkodër, arrestohet biznesmeni

Shkodra

Aksion “blic” në Shkodër, arrestohet biznesmeni

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 23:30
Isuf Isufi

Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kane gjetur atij një pistoletë pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vëllai i  Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020, plagosi një tjetër person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat