Zjarri në Shkodër, bashkia apel për vënien para përgjegjësisë të autorëve

Shkodra

Zjarri në Shkodër, bashkia apel për vënien para përgjegjësisë të autorëve

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Temperaturat e larta të ditëve të fundit në vendin tonë kanë aktivizuar vatra të shumta zjarri nga veriu në jug të vendit.

Burime për abcnews.al bëjn ëme dije se në zonën e malit të Cukalit në njësinë administrative Shllak të bashkisë së Vaut të Dejës është aktivizuar një vatër masive zjarri.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e saj, por terreni i vështirë e bën të pamundur hyrjen e automjeteve edhe po punohet me fuqi njerëzore për shuarjen e tij.

Ndërkohë prefektura Shkodër ka bërë me dije se një tjetër vatër zjarri është aktive në Shtoj të vjetër në binarët e hekurudhës ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Gjithashtu zjarri vijon të jetë aktiv në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku deri më tani janë djegur shkurre dhe mbeturina,

Ndërkohë bashkia Shkodër kërkon nga strukturat ligjzbatuese që të të gjithë përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat