“Trupat e pajetë u gjetën sot!” Policia: Krimi i dyfishtë ka ndodhur para disa ditësh

Shkodra

“Trupat e pajetë u gjetën sot!” Policia: Krimi i dyfishtë ka ndodhur para disa ditësh

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Krim në familje ka tronditur sërish, këtë herë në Shkodër. Raportohet se burri ka vrarë gruan dhe më pas veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Ahmet Haxhia”. Policia bën me dije se F. B., 79 vjeç ka vrarë me armë zjarri në banesë bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas uniformave blu nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Sakaq, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se i moshuari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten.

Njoftim i policisë:

Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi F. B., 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen S. B., 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi F.B ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat